U eliminua nga gara, Klajdi përlotet kur sheh shtëpinë e tij të transformuar
February 2, 2025Klajdi i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother, duke u eliminuar nga gara për çmimin e madh.
Mirëpo, pavarësisht rezultatit në garën e fortë, banori gjatë prezencës në studio është përballur me një surprizë e cila e ka lënë të përlotur. Pamjet video të shtëpisë së tij, të transformuar pas ndihmës nga Top Channel dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i Arbër Hajdarit.
Por edhe në këtë rast Klajdi nuk e humbi humorin, teksa me batutë tha: Jeni të gjithë të mirëpritur, mami im di të bëjë disa patëllxhan të mbushur shumë fantastik, e kam realisht. Mirëpo, vetëm Laerti do të flejë aty.
Në një nominim të fortë përballë Gjestit, Rozanës dhe G Banit, për shkak të një zarfi të zi të ndërmarrë si masë disiplinore nga Vëllai i Madh si pasojë e thyerjes së rregullave nga të katërt, Klajdi ka lënë garën.
Pas dhënies së verdiktit të publikut, një pjesë e banorëve si Laerti, G Bani dhe Rozana janë përlotur për largimin e banorit ndërsa në nder të tij i kanë dhënë një duartrokitje gjatë daljes te dera e kuqe.
Rozana: U kënaqëm shumë te Shpella. Përqafo mamin dhe forca…
Gjesti: Më fal për çdo gjë që të kam thënë aty..
Klajdi: Asgjë.
Klajdi-Gertës: Pipiruqe…
Gerta: Kjo është loja, por jam shumë e prekur për ikjen e Klajdit. Nuk kam fjalë të tjera.
G Bani: Një gabim bëri dhe vajti sikur nuk e meritonte sepse ky nuk është Klajdi.
revista.one/