U fut në BB për Donaldin? Einxhel: Nuk pres të gjej një burrë, dua të bëj një fëmijë tani!

U fut në BB për Donaldin? Einxhel: Nuk pres të gjej një burrë, dua të bëj një fëmijë tani!

October 30, 2021 0

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Einxhel Shkira ka shprehur dëshirën e madhe për të pasur një fëmijë.

“Dua shumë të kem një fëmijë, jo se nuk e kam të domosdoshme bashkëshortin, jo domosdoshmëri duhet të pres të kem një burrë për të bërë fëmijë. Femra ka një orë biologjike, që s’të lejon të bësh tangërllik në këtë pikë. S’do doja ta lija veten pa fëmijë, vetëm se s’kam gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën. Njerëzit e kanë tabu”, tha ajo.

Kujtojmë se gazetarja dhe moderatorja ka treguar se për të qenë pjesë e e eksperiencës së Big Brother i  është dashur të heqë dorë nga një angazhim i sapo nisur në kontinentin e largët afrikan.

Moderatorja Einxhel Shkira hyri në “BB Vip” bashkë me Beatrix Ramosajn dhe Sara Berishën. Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP” dhe komentuesit kanë shkruar se arsyeja e hyrjes është pikërisht Donaldi.

Disa ditë pasi Veshaj ka pranuar se ende e do moderatoren Bora Zemanin, të cilën e ka konsideruar si “femrën që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”, dhe pasi ata shkëmbyen një puthje në buzë kur Bora hyri në “BBV”, ja ku shfaqet sërish në skenë Einxhel. E larguar në Afrikë ku tha se kishte nisur një jetë të re, ajo papritur rikthehet, hyn në “Big Brother” dhe i afrohet direkt Donaldit, ish-kolegut të saj.

“Herë tjetër do t’ia fusësh ti Borës, po do t’ia fusësh vërtet, e ke obligative”, ishte porosia që vëllai binjak, Romeo, i dha Donald Veshajt, kur ajo ndërhyri me xhelozi në afrimitetin e tij me Einxhel Shkirën.

Gjithçka ndodhi kur Einxhel iu bashkua binjakëve në programin e tyre, duke zëvendësuar Bora Zemanin, pas largimit të saj për shkak se mori përsipër drejtimin e programit “Për’puthen”.

Po ç’do të ndodhë mes tyre pasi ai i ka premtuar Zemanit se do të hyjë vetëm dhe do të dalë po vetëm nga ky reality show?  revista.one/