U hodh nga Sanatoriumit, 30 pëllumba dhe tullumbace për Xhino Koçën, do të mbushte 30 vjeç
March 4, 2021Familja e tij ka vendosur që ta kujtojnë në një mënyrë të veçantë për 30-vjetorin e lindjes.
Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instastory, ku shkruan: “Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos.
Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit, duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.
Xhino Koça ishte shtruar në spitalin e Sanatoriumit pas infektimit me Covid-19, por vendosi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Arsyet që e shtynë të merrte këtë veprim kanë mbetur mister, pasi ai ishte drejt shërimit nga virusi. /Revista.one/