U “kapën mat” në një Shisha Bar në Kosovë, Ada dhe Bashkimi japin versionin e tyre para konkurrentëve (Foto)

U “kapën mat” në një Shisha Bar në Kosovë, Ada dhe Bashkimi japin versionin e tyre para konkurrentëve (Foto)

October 12, 2021 0

Në Për’puthen të hënën u diskutua për Adën dhe Bashkimin. Debati lindi pasi, të dielën ka qarkulluar në rrjet një foto e Adës edhe Bashkimit në ambientet e një Shisha Bar në Kosovë.

“Kam shkuar për punët e mia në Kosovë, më pas kontaktova Bashkimin, sepse doja një Shisha Bar”.

Bashkimi gjithashtu tha se nuk ka aspak lidhje me Adën dhe e pranoi që ka bërë gabim.
Ai ka treguar se Ada thjesht e pyeti dhe se ai ishte aty dhe ajo erdhi, por asgjë më shumë.

Ritvana dhe Alvisa ju kthyen gjithashtu Bashkimit duke thënë se nuk është i sinqertë.
Bashkimi më pas akuzoi Ritvanën duke i thënë se edhe ajo del me Argjendin.

Opinonisti Arjan Konomi ndërhyri duke i thënë se nuk është aspak etike të mbrojë veten duke akuzuar të tjerët.

“Nuk është etike, nëse e ke ditur që më përpara duhet ta thoje atëherë dhe jo tani.
Kjo nuk e justifikon. Mos mbulo gabimet e tua duke përmendur të të tjerëve”, u shpreh Arjani.

Alvisa me Adën vazhduan akuzat ndaj njëra-tjetrës. Alvisa i tha se ajo e ka të dashurin jashtë dhe se shumë shpejt do dalë e vërteta.

Hyseni, ish i dashuri i Alvisës, i cili këtë javë ka takim me Adën u ndje i prekur nga kjo situatë.

revista.one