U kthye tek Bora/ Donald Veshaj tha se “i mbylli portën”, por ja çfarë përgjigje mori nga Beatrix Ramosaj

U kthye tek Bora/ Donald Veshaj tha se “i mbylli portën”, por ja çfarë përgjigje mori nga Beatrix Ramosaj

April 11, 2022 0

Ish-banorja e Big Brother VIP Beatrix Ramosaj i ka kthyer një përgjigje të shpejtë Donald Veshajt, menjëherë pasi ky shprehu hapur ndjenjat për Borën.

Donaldi ka reaguar për herë të parë ditën e sotme për rrugëtimin e tij në “Big BROTHER Vip” si dhe për rrugëtimin e tij në “botën e ndjenjave”. Veshaj ka pranuar se Bora Zemanin e humbi në momentin kur u fut në shtëpinë e famshme.

Donaldi e bëri të qartë se po bën maksimumin për të fituar Borën dhe se është penduar për lidhjen që krijoi brenda formatit me Beatrixën. Ai tregon se ka kërkuar falje aty ku duhet e se ka mbyllur portat që nuk duhet ti kishte hapur më parë.

E ndërsa erdhi kjo deklaratë e fortë e aktorit, Beatrix postoi një foto të një vajze të vogël duke parë nga dritarja me kureshtje, me mbishkrimin “Të gjithë duke kontrolluar çfarë poston Trixa”.

Siç duket këngëtarja ka vendosur që për publikun situatën ta marrë me sportivitet. revista.one/