U largua me dëshirën e tij nga “Big Brother, Fationi tregon se e detyroi një banor

U largua me dëshirën e tij nga “Big Brother, Fationi tregon se e detyroi një banor

March 3, 2024 0

Fationi la shtëpinë e Big Brother, një vendim ky i marrë nga ana e vetë banorit.

Pas daljes ai u shpreh se situata me Meritonin ishte bërë diçka që ai nuk e përballonte dot, pasi ishte hera e disatë që ky i fundit ofendonte femrat në shtëpi.

“Kjo nuk ishte vetëm për pjesën e Rikes. Çfarëdo gjëje të bëjë femra, ne nuk duhet të bëjmë veprimin e fundit. E kisha të pamundur. Po më vriste kjo gjëja. Dhashë fjalën për këtë gjë dhe duhet ta mbaja.

Nuk dola prej Meritonit. Kam parë shumë situata që ka ofenduar në mënyrë kategorike. Nuk e di se çfarë është dhënë jashtë. Për mua personalisht është shumë e tepërt. Ju kërkoj ndjesë dhe juve që disi u rebelova.

Nuk e prisja deri në këtë pikë. Mendoja që për atë gjë që kishte bërë, duhet të kishte dalë. Nuk ishte hera e parë. E dija që po të rrija në shtëpi do të vazhdonte e njëjta situatë”, tha Fationi pas daljes.

Më pas ai pati dhe një diskutim me Riken, ku i uroi dhe fitoren.

FATIONI: Rike!

RIKE: Pse e bëre?

FATIONI: Unë e kisha të ndarë, ti e di shumë mirë këtë gjë. E di që je e drejtë në lojë, pavarësisht se disa duan të përfitojnë. Por të uroj fitore.

RIKE: Ti ke bërë një gabim të madh.

FATIONI: Jepi drejtim. Je më e fort vetë.

RIKE: Pse i bëre qejfin? Ai u lumturua.

FATIONI: S’ka problem. Njerëzit e vegjël e marrin këtë si fitore. Unë jam njeri i madh.

Pra, shkak është bërë përplasja Meriton-Rike, ku në një moment kur i kërkoi llogari për gjestin e shëmtuar reperi e thirri burracak dhe “hë bukurosh…”.

Fationi argumentoi se e ka privuar veten të mos ndërmerrte një veprim jo racional përgjatë gjithë ditës së sotme duke konfrontuar Meritonin, dhe nëse ky i fundit nuk do të dilte nga shtëpia përmes eliminimit, ai vetë do të tërhiqej.

Më herët në dhomën e rrëfimit, Fationi i tha Ledion Liços pse e mori vendimin:

Ledion Liço: Fation eja edhe njëherë me mua në dhomën e rrëfimit.

Fationi: Po.

Ledion Liço: Unë nuk dua të zgjatemi, por dua vetëm të të pyes që a je i gatshëm të lësh shtëpinë për shkak të një konkurrenti tjetër?

Fationi: Jo, thjesht unë kam marrë vendimin tim dhe nëse ai nuk do të dilte përgjatë këtij nominimi unë do të lija derën e kësaj shtëpie. Dhe e kam vendosur Ledjon, do të lë shtëpinë.

Ledion Liço: Mos po e bën këtë për t’i qëndruar fjalës tënde sepse nuk ka asnjë peshë…

Fationi: Edhe t’i qëndroj fjalës time, por më shumë sepse unë i kam parë me sytë e mi disa gjëra. Normalisht në fund publiku vendos, por unë nuk jam dakord… Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në Big Brother, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija.

Ledion Liço: A je i sigurt.

Fationi: Shumë i sigurt, e kam të ndarë realisht.

revista.one/