Ç’kanë me Arjolën, që e sulmuan të gjithë?! Donaldi: Kam qarë deri në 4 të mëngjesit për fëmijët e tu moj egoiste

Ç’kanë me Arjolën, që e sulmuan të gjithë?! Donaldi: Kam qarë deri në 4 të mëngjesit për fëmijët e tu moj egoiste

December 15, 2021 0

Dje në Live Show të “Big Brother VIP” po diskutoheshin sjelljet e Arjolës këto ditë, e cila ka pasur debate të forta me disa nga banorët. Ajo ka qenë shumë e indinjuar dhe të tjerët mendojnë se Arjola i paragjykon kur flenë dhe kur zgjohen, ndërsa ajo mendon se i ka kundra të gjithë vetëm prej Ilirit.

“Kam qenë e shqetësuar që këtu e pesë javë, i kam akumuluar, nuk kam paragjykuar lojën e askund këtu brenda, nuk kam ofenduar askënd këtu brenda pa më ofenduar, ju kem ndenjur afër, i kam respektuar. E më janë kthyer kundra shkak, pasojC, zinxhir, vetëm prej marrëdhënies me Ilirin , vetëm për këtë më janë kthyer kundra.”.- Arjola.

Balina i tha Arjolës se nuk ka pse shqetësohet dhe mërzitet kaq shumë se për çfarë mendojnë banorët e tjerë, pasi nëse mbështet Ilirin është zgjedhja e saj dhe nuk ka asgjë të keqe.

Në një moment foli dhe Antonela ku e quajti Arjolën fallco, pasi bën sikur mbron femrat, por kur Iliri ka treguar tradhtinë ndaj gruas ajo ka thënë se është prekur dhe se e respekton.

Arjola për këtë pjesë tha se e vlerëson Ilirin se zgjodhi familjen, jo si ish-burri i saj që bëri tjetër gjë.

Debati vijoi në studioi, ndërsa dyshja akuzonin njëri tjetrin me tone të ashpra, teksa s’kanë munguar as ofendimet!

Arjola thotë se e shqetëson fakti se Donaldi e ka quajtur lojtare të dobët, ndërsa ky i fundit me tone të larta i thotë ‘dyfytyrëshe’ dhe i kujton se ka përjetuar mërzinë së bashku me të, duke kujtuar fëmijët e saj!

Pjesë nga debati në studio:

Arjola: Po luani ju me hallet me mua!

Donaldi: Shiko hallet e tua dhe je egoiste, kam qarë për fëmijët e tu! Të kam falenderuar për bukën, për lavanderinë

Arjola: Më ka bërë presion dhe ka thënë se do ta tregojë Iliri ty kush është në dy javët e fundit, ky zotnia këtu!

Donaldi: Kam bërë çdo detyrë që më është dhënë!

Donaldi: Kam qenë deri në 4 të mëngjesit për ty, për ëndrrat që ke parë për fëmijët e tu, mosmirënjohëse!

Kujtojmë se Arjola Demiri ishte nominuar, por pas televotimit u deklarua se publiku ka vendosur që ajo të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e BBV.

revista.one/