“U plotësua ëndrra ime, e familjes, e gjyshërve të mi; të luaj për Shqipërinë”

“U plotësua ëndrra ime, e familjes, e gjyshërve të mi; të luaj për Shqipërinë”

August 31, 2021 0

Lajmi i fitores ndaj FIFA-s dhe Zvicrës u dha dje nga FSHF. Nedim Bajrami tejkalon pengesat burokratike dhe tashmë është gati të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Trajneri Edy Reja e pret krahëhapur, duke e planifikuar ndoshta debutimin e tij qysh në transfertën polake, më 2 shtator.

Megjithatë, futbollisti i ri kuqezi pret lejen nga Empoli, klubi ku aktivizohet.

Bajrami ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur lumturinë që tashmë nuk e pengon asgjë për të përmbushur ëndrrën që kishte, të luante për Shqipërinë:

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht, nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falënderim i veçantë shkon për FSHF që ia doli në këtë betejë të ndërlikuar ligjore. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! Shihemi së shpejti!”

revista.one/