U raportua si vetëvrasje/ Kush është burri që i mori jetën bashkëshortes për xhelozi
February 8, 2022Vrasja e Valdete Mamajt nga bashkëshorti i saj Petriti mëngjesin e të martës në Fier duket se ka qenë një krim i mirëmenduar nga autori.
bluve, në banesën e çiftit këtë mëngjes ka ndodhur një sherr dhe 56-vjeçari, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka qëlluar në gjoks bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi ka kryer krimin, Petrit Mamaj ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në mensën e lagjes për të konsumuar mëngjesin, e ndërkohë aty ka thurur edhe planin se si do e fshehte ngjarjen.
Pasi ka ngrënë i qetë, burimet thanë se Petrit Mamaj është kthyer në banesën e tij, ku kishte lënë bashkëshorten të pajetë dhe ka lajmëruar të vëllanë që është polic me pretendimin se e ka gjetur të pajetë Valdeten, të vetëvrarë.
Ka qenë kunati i viktimës që ka lajmëruar kolegët dhe më pas është nisur drejt banesës ku kishte ndodhur krimi.
Policia e raportoi fillimisht si një rast të dyshuar vetëvrasje, por pas hetimeve, konfirmoi se Valdete Mamaj, 50 vjeç, ishte vrarë.
Blutë thanë se nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, “rezulton se shtetasi Petrit Mamaj, bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen Valdete Mamaj, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të administruara, shtetasi Petrit Mamaj, ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes”.
Sipas deklarimeve të marra nga banorët e lagjes “Sheq i Madh”, Petrit Mamaj njihej si një person që kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten e tij.
Banorët kanë deklaruar se mund të ketë qenë xhelozia ajo që ka çuar në krimin e rëndë.
Pranë familjes pritet që në orët në vijim të mbërrijnë edhe dy fëmijët e çiftit nga Gjermania. revista.one/