U tha se do të drejtojë Për’puthen? Bora dhe Efi shfaqen së bashku (VIDEO)

U tha se do të drejtojë Për’puthen? Bora dhe Efi shfaqen së bashku (VIDEO)

February 11, 2023 0

Pasi Efi Dhedhe doli nga Big Brother VIP, bujë të madhe bëri një “thashethem” i nxjerrë nga ambientet e Top Channel-it, ku thuhet se ajo mund të zëvendësojë Borën në Për’puthen.

Nga konkurrente, në moderatore do të ishte një hap galopant për Dhedhes. Ndonëse në lidhje me këtë gjë nuk kanë reaguar as Bora as Efi, së fundmi dyshja janë shfaqur me njëra-tjetrën.

Vetë Zemani ka publikuar në Instagram një video ku duket me Efin, Olsën, Fatjon Kuqarin dhe pjesë të stafit të Për’puthen në ambientet e Top Channel.

Kujtojmë se që në daljen e saj të parë, Efi Dhedhes u krahasua me Bora Zemanin për ngjashmërinë fizike që kanë. Rrjeti asokohe “vloi” me komente të tipit: “Si motra”, “Identike”, “Si dy pika uji”.