“U trondit familja”, Xhensila e Ronaldo vazhdojnë përplasjen pas emisionit

“U trondit familja”, Xhensila e Ronaldo vazhdojnë përplasjen pas emisionit

March 2, 2021 0

Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka vijojnë përplasjen në rrjetet sociale. Ata kanë vijuar replikat edhe pas transmetimit të emisionit.

Ky debat e pati zanafillën teksa Xhensila Pere ka qenë e ftuar në programin “EXPULS” nga Ronaldo Sharka. Gazetari i tha Xhensilës që e akuzojnë si të imoralshme në rrjetet sociale. Kjo mjaftoi për të nxehur gjakrat dhe solli një devijim të intervistës. Xhensila iu përgjigj gazetarit duke i thënë se dhe atë e akuzojnë si homoseksual, madje nëse do pritej qoftë dhe një fjalë nga intervista, ajo do të merrte masa.

Pa kaluar më shumë se 48 orë nga transmetimi i emisionit, gazetari Ronaldo Sharka shkroi në InstaStory:

 “Gëzuar ditën ndërkombëtare të diskriminimit, mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur tronditjet e familjes time, por ju mund ta shini, sepse jam me të vërtetën. Edhe njëherë, turp të vi Madre Teresa”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Xhensilës.

“Po e bëj dhe një shkrim se mesa duket live se paske kuptuar:

“Emisioni do transmetohej sepse në të kundërt do përfundoje në gjyq.

-Nëse tani tu kujtua familja , përpara se të përgatisje skenarin duhej të merrje parasysh që edhe e ftuara jote e cila të jep klikimet e lakuara e ka një të tillë e cila po ashtu lëndohet kur ju quan vajzën imorale.

-Nëse e quan veten gazetar , minimalisht duhet të njohësh rregullat bazë të gazetarisë , në të kundërt dil e bëj llogje në lagje e nëpër shkallët e pallatit.

-E fundit , kur përgatit pyetjet përgatitu edhe për përgjigjet se jo gjithmonë e ftuara do përdorë diplomacinë por mund të të kthehet me të njëjtën monedhë dhe mesa duket ti di vetëm të hedhësh.

Kështu që kurseja vetes rolin e viktimës dhe hiq dorë nga pyetjet idiote dhe denigruese se jo vetëm ti por çdokush që do guxojë ti bëjë do marrë vetëm shuplaka”, shkruan ajo në InstaStory. /revista.one/