(VIDEO) U zunë kur u fikën kamerat/ Debati i ashpër mes Arditit, Arjolës dhe Xheisarës në “Fan Club”

(VIDEO) U zunë kur u fikën kamerat/ Debati i ashpër mes Arditit, Arjolës dhe Xheisarës në “Fan Club”

February 16, 2022 0

Debat i ashpër midis Ardit Çunit dhe Xheisarës, ku është përfshirë edhe Arjola. Sherri mes ish banorëve të Big Brother VIP ndodhi gjatë kohës që nuk po xhirohej “Fan Club”, i cili zëvëndësoi “PRIME”-n e përjavëshëm të “Big Brother VIP Albania”.

vetë Arditi ka qenë ai që ka publikuar një video në “Instagram”-in e tij ku duket një fragment nga diskutimi i tre ish-banorëve.

Nje nga debatet me te forta qe su transmetua sonte…ndodhin edhe ne Big Brother te tilla debate”- shkruan Arditi.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje është se mbi video shkruhet gjithashtu: “As pak nuk bie në sy kur je servile e Donaldit”

Duket se i gjithë konflikti lidhej me Donald Veshajn, finalistin dhe një nga pretendendët kryesorë për të fituar garën, ndërkohë që Arditi dhe Arjola po i kundërviheshin Xheisarës.