Ukrainasit po qajnë: Vritet edhe nënkampioni i botës në kikboks

Ukrainasit po qajnë: Vritet edhe nënkampioni i botës në kikboks

March 8, 2022 0

Sporti ukrainas është në zi. Një tjetër sportist është vrarë në zonën e luftës nga ushtria ruse.

Yevhen Zvonok ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë luftimeve në qytetin Chernigovone.

Mediat ukrainase njoftojnë se 22 vjeçari ndërroi jetë nga bombardimet e ushtrisë ruse, e cila po mundohet ta pushtojë edhe kryeqytetin, Kiev.

Zvonok, kampion ukrainas, e kishte fituar medaljen e argjendtë edhe në Kampionat Botëror.

Pra, ai ishte nënkampion botëror dhe pritej shumë nga ai.

Madje, njohësit e këtij sporti luftarak besonin se 22 vjeçari në të ardhmen kishte potencial të shpallej edhe kampion botëror.

Por, ai iu bashkua ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresorin rus.

Më 3 mars ai u befasua nga njëri prej bombardimeve ruse në Chernigov, ndërsa tek të hënën u gjet trupi i tij në shkollën në gërmadhat e shkollës që ishte bombarduar.  

“Askush nuk e priste që ai t’i merrte armët. Ai ishte një djalë i qetë dhe i mirë, një sportist i talentuar. Por, kur erdhi koha për ta mbrojtur vendin, ai nuk mendoi fare”, theksoi shoku dhe trajneri i tij, Sergey Lysyuk, jashtëzakonisht i mërzitur për humbjen e sportistit.

“Ai ishte një djalë trim që nuk u dorëzua kurrë. Ai i pranoi të gjitha sfidat. Ne kishim planifikuar gara ndërkombëtare me të, por ai iku para kohe”, shtoi aip.

“Ai e kishte nisur karrierën sportive, vitin e kaluar ishte i dyti në Botërorin e Kikboksit dhe kampion i Ukrainës. Ne ishim duke e përgatitur atë për gara ndërkombëtare dhe në fund të marsit ai do të duhej të merrte pjesë në kampionatin ukrainas në Odessa”, përfundoi trajneri i sportistit tashmë të ndjerë. revista.one/