Ultrasit e Milanit me baner ofendues për Calhanoglut: Guxim është të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar
November 9, 2021Tifozët ultras të Milanit kanë reaguar kundrejt Hakan Calhanoglut me një baner ofendues që e kanë shpalosur në Milano.
Mesfushori turk i ka ngacmuar tifozët e ish-klubit të tij me festën kundërthënëse në Derby della Madonnina, ku shënoi nga penalltia.
Ai e fitoi dhe konvertoi në gol njëmbëdhjetëmetërshin, ndërsa mori vëmendjen e me festën e tij duke i vënë duart prapa veshëve i drejtuar kah Curva Sud e Rossonerëve.
Nuk ka munguar reagimi i tifozëve të Milanit që ka qenë i shpejtë. Një grup ultrasish e kanë shpalosur një baner në Ponte del Portello dedikuar 27-vjeçarit.
“Guxim nuk është që të ekzekutosh një penallti pas dhjetë minutash, por të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar”, shkruante baneri.
Calhanoglu kaloi katër sezone te Milani duke shënuar 32 gola në 172 paraqitje. Në verën e kaluar, ai iu bashkua Interit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Rossonerët. revista.one/