Noizy me koncert elektrizues në Londër, nuk mungoi edhe një ‘diss’ për Babastars

Noizy me koncert elektrizues në Londër, nuk mungoi edhe një ‘diss’ për Babastars

November 9, 2021 0

Noizy ka mbajtur një koncert në Londër, ndërsa duket se ka thyer çdo rekord si me numrin e pjesëmarrësve e po ashtu edhe me performancën e bërë.

Si interpretues i shumë hiteve, 35-vjeçari edhe në këtë eveniment është përkujdes që të krijojë një atmosferë të mahnitshme.

Ndërsa po këndonte disa prej këngëve të famshme, ai nuk ka munguar edhe me interpretimin e “Jena Mbretër”.

Në momentin që po performonte, Noizy duket se i ka bërë edhe një ‘diss’ grupit Babastars. Përkundër se gjendet mes kësaj kënge, një pjesë ‘F*ck Babarecords’ është përsëritur disa herë.

Kjo ka bërë që të mbajë një turmë të madhe të aktivizuar duke kënduar bashkë me ta.

revista.one/