“Unë i sëmurë, ndërsa ti…”, Luizi acarohet me Kiarën, e mbështet Olta

“Unë i sëmurë, ndërsa ti…”, Luizi acarohet me Kiarën, e mbështet Olta

March 13, 2023 0

Luiz Ejlli ka dy ditë që nuk është mirë. Banori i shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ është shprehur se ka pasur dhimbje koke e se nuk është mirë nga ana shëndetësore. Pranë tij, ka qëndruar Olta, partnerja e tij në lojën ‘siameze’ e cila detyron banorët që të qëndrojnë si një person i vetëm, brenda një bluze. Gjatë gjithë kësaj kohe, Kiara nuk është afruar në asnjë moment pranë të dashurit të saj, për ta pyetur sesi është e nëse kishte nevojë për diçka. Kjo u vu re edhe nga Olta e cila herë pas here e vinte këtë fakt në dukje. Madje një natë më parë, aktorja provokoi dyshen duke krijuar kështu një përçarje mes tyre.

Luizi, pyeti Kiarën se përse nuk është afruar për t’u kujdesur për të. Moderatorja, e ftohtë, i tha se kështu bën gjithmonë.

Luizi: Si nuk e çau menderen fare, unë sëmurë këtu.

Kiara: Atë punë ke ti, më dhemb koka, më dhemb koka çdo dy ditë.

Olta: Unë që jam kundërshtarja jote numër 1, të kam ndejtur sot më afër se kurrë.

Kiara: E çuditshme. Nuk di unë të bëj ashtu kur sëmuren njerëzit.

Luizi: As nuk e vret hiç.

Mëngjesin e sotëm, ajo pyeti Kiarën se çfarë do bëjë pasi loja të përfundojë, duke nënkuptuar se Luizi do jetë prekur nga mungesa e vëmendjes. E pashqetësuar, Kiara u shpreh se thjesht do të përqafojë dhe puthë, duke sjellë marrëdhënien e tyre ashtu siç ka qënë më parë.

Kiara: Partnerët e ndjejnë njëri tjetrin kur janë larg.

Olta: Ja do çlirohemi nga kjo bluze, po ti ku do futesh me këtë sjellje të shëmtuar që ke treguar.

Kiara: Do shkoj ta përqafoj, do ta puth lirshëm.

Olta: Këtu e ha ky.

Më pas, Luizi iu drejtua Kiarës duke i thënë se me këto veprime, do i ulet audienca, duke shtuar se mund t’i përgjysmohen klikimet.

Kiara: Po të dhemb koka (qesh). Pse më shikon kështu? Ai thotë pse tallesh ti.

Luizi: Nga 1 miliard, kalon në 500 milionë me një fjalë. Të paktën mos u tall.

Kiara: E dija, e dija që do e thoshte. Ti i fut spicat atij, prandaj bën kështu ai.

Olta: Unë, unë kam dorë gjithandej.

Dea: Mos e ngacmoni, se është me migrenë.