Ura e Bunës në prag të shkatërrimit, Bashkia dhe Qeveria luajnë pingpong mbi të

Ura e Bunës në prag të shkatërrimit, Bashkia dhe Qeveria luajnë pingpong mbi të

November 17, 2022 0

Bashkia e Shkodrës, e cila në një postim ne rrjetet sociale dhe në komunikimin me mediat që ka njoftuar që gjatë ditës së sotme është kujdesur ajo vetë që të ndërhyjë për riparimin e Urës së Bunës.

Në njoftimin për mediat thuhet se i kanë kërkuar zyrtarisht lejen e miratuar nga Institucionet kompetente për të nderhyrë në këtë monument të kategorisë së parë dhe kaq të rëndësishëm për Shkodrën. Në mungesë të një lejeje, Bashkia Shkodër e ka parë të arsyeshme që të nderhyrë për të shpëtuar shkodranët nga demtimet apo edhe aksidentet te cilat janë regjistruar gjatë javeve të fundit.

Ndërkohë pak minuta më vonë, po nëpërmjet komunikimit zyrtar me mediat dhe rrjetet sociale ka qënë institucioni përgjegjës për këtë monument, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër që ka sqaruar atë çfarë po ndodh në të vertetë, dhe si ky objekt I trashegimise kulturore po “përdoret” politikisht!

Në njoftimin për mediat DRTK, bën me dije se pas shumë pritjesh Projekti për rikonstruksionin e Urës së Vjetër të Bunës është miratuar një ditë më parë, dhe aq më tepër në datën 11 Nëntor, në shkresë zyrtare, DRTK ka kërkuar mbështetjen e Bashkisë Shkodër për mbylljen e këtij segmenti për kalimtarët për shkak të punimeve që do të kryhen në këtë zonë, pasi sic behet me dije është miratuar projekti dhe është siguruar edhe baza materiale teknike për ndërhyrje.

Prej ditësh rrjetet sociale ziejnë për gjendjen në të cilën është ky monument kulture, i cili rrezikon edhe jeten e kalimtarëve.

revista.one/