Urim më të bukur s’ka! Bes Kallaku  zgjedh fjalët më të ëmbla për 60-vjetorin e mamasë

Urim më të bukur s’ka! Bes Kallaku zgjedh fjalët më të ëmbla për 60-vjetorin e mamasë

May 4, 2021 0

Aktori i humorit Bes Kallaku ka ndarë një foto nga festa e organizuar për të ëmën, ku shihet duke e përqafuar

Nëna e Bes Kallakut feston 60-vjetorin 

“Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam”, shkruan Besi në krah të fotos.

Edhe Xhensila ndau një foto ku shihet duke përqafuar vjehrrën dhe të dyja shfaqenshumë të lumtura.

“Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen.”, shkroi këngëtarja.

Para pak ditësh, Bes Kallaku u shfaq në në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC. Ndër të tjera, nuk munguan disa nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij, por të gjithë në formë surprize.

Gjyshja e tij, e cila është edhe një ndër gjyshet më të famshme në Shqipëri, Ija, shkoi në studio gjatë mesit të mbrëmjes, teksa Ylli Baka po performonte këngëm “Mirëmëngjes nëna ime”

Ardhja e saj i ka emocionuar të gjithë, ndërsa Besi e ka pritur me përqafime dhe nuk ndalonte dot së puthuri atë në ballë.

Për herë të parë gjithashtu u njohëm edhe me të ëmën e Besit, mami Shpresa, e cila edhe pse nuk erdhi fizikisht, dërgoi një video-mesazh për Besin.

revista.one