“E la vetëm si zar”, konkurrentet  kritikojnë sjelljen e Antonelës në takimin me Saimirin

“E la vetëm si zar”, konkurrentet kritikojnë sjelljen e Antonelës në takimin me Saimirin

May 4, 2021 0

Antonela dhe Saimiri zhvilluan takimin e parë së bashku, sot në “Për’puthen”.

Saimiri tha i bindur se do të arrijë ta bëjë për vete Antonelën. Për më tepër nuk munguan as çokollatat.

Nga ana tjetër, ai foli i dyzuar në studio pasi tha se “edhe ka edhe s’ka kimi”.

Para takimit, Antonela vendosi të bëjë një trajtim estetik. Gjatë kësaj kohe konkurrenti e priti jashtë. Ky veprim i Saimirit u komentua nga konkurrentët e tjerë si “veprim i ulët i Antonelës”.

“Të la si zar, prite gjysmë ore, u tall me ty”, i tha Sara.

“E di unë çfarë bëj, është puna ime në takimin tim”, iu përgjigj Antonela.

Antonela po ashtu ka realizuar para pak kohësh takimin e dytë me Atdheun. Gjithçka mes tyre nisi shumë mbarë dhe me mjaft skena romantike. Madje Antonela dhe Atdheu nuk nguruan të flisnin për fantazitë seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjatë takimit ata gatuan, por në fund mjaftoi një mesazh i ardhur në celularin e Atdheut që të prishte të gjithë magjinë.

Teksa Atdheu u largua, Antonela vuri re një mesazh për Atdheun ku shkruhej: “Me mungon” shoqëruar me një zemër të kuqe. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo vendosi të largohej nga takimi e përlotur, pasi Atdheu u shpreh se ia kishte shkruar një person që është shumë i rëndësishëm për të. Ndonëse Atdheu u përpoq ta rikthente, ajo nuk e bëri këtë gjë dhe u shpreh e ofenduar që Atdheu mori mesazh nga dikush tjetër ndërkohë që ishte në takim me të.

Megjithatë në fund të emisionit ajo tha se e kishte ekzagjeruar me reagimin e saj.