Ushtria Amerikane zbarkon në Durrës për stërvitjen më të madhe që nga Lufta II Botërore

Ushtria Amerikane zbarkon në Durrës për stërvitjen më të madhe që nga Lufta II Botërore

May 2, 2021 0

Ushtria Amerikane zbarkon në portin e Durrësit. Kanë zbritur një numër i madh mjetesh dhe teknologjie ushtarake amerikane në kuadër të stërvitjes së NATO-s.

Sipas zyrtarëve ky përqendrimi i madh ushtarak nuk ishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Konkretisht janë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës gjatë ditëve të fundit.

Këto mjete dhe pajisje do të përdoren për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”.

Agjencia AP ka publikuar foto nga zbarkimi i këtyre mjeteve në portin e Durrësit.

“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë e operacionit dhe duke forcuar marrëdhëniet. Të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” – shprehet Tammy Muckenfuss, i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën.

“Defender-Europe 21” këtë vit përfshin rreth 28 000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 venfe. Vijnë për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 shtete nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkani.

Shqipëria si një anëtare e NATO-s që n ga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon./ AP

Nfërkaq, Rusia po vëzhgon nga afër vendosjen e forcave të NATO-s në Evropë si pjesë e stërvitjeve Defender-Evropë.

Një shqetësim i tillë është ngritur nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai foli në një takim të Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) në Dushanbe.

“Ne vazhdojmë nga afër vëzhgimin e situatës, zhvendosjen dhe vendosjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjeve Defender-Evropë.”

“Ne po shikojmë rishpërndarjen e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane. Ajo mbërriti një ditë më parë në Porti shqiptar te Durrësit së bashku me 750 artikuj të pajisjeve ushtarake,” – tha shefi i mbrojtjes i Rusisë.

Vendosja e forcave të NATO-s pritej të bëhej në një shkallë të gjerë Defender-Evropë 20 Plus. Planet ndryshuan pas pandemisë së koronavirusit.

Kështu stërvitja u shty për në maj. Janë me me dhjetëra mijëra trupa, që marrin pjesë, duke përfshirë më shumë se 20 000 personel ushtarak amerikan. revista.one/