Vajza 22-vjeçare nga Delvina gjendet e vdekur në shtëpi në Tiranë

Vajza 22-vjeçare nga Delvina gjendet e vdekur në shtëpi në Tiranë

May 18, 2021 0

Një 22-vjeçare nga Delvina humbi jetën sot në Tiranë, për arsye ende të paqarta plotësisht.

Mësohet se Evgjeni Baxho ka humbur jetën në kushte shtëpie, ku paraprakisht dyshohet se për shkak të një infeksioni në dhëmballë. Evgjeni Baxho nga Delvina, jetonte në Tiranë. Ajo është gjetur e vdekur në banesën e saj, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim të policisë në lidhje me këtë ngjarje.Por mbetet autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së 22-vjeçares.

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik. Ikja e saj e parakohshme nga kjo botë ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot në familje, tek miqtë dhe të afërmit.