Vajza e Trump vjen sërish në Sarandë për pushime

Vajza e Trump vjen sërish në Sarandë për pushime

July 24, 2023 0

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushimesh.

Ajo është parë  në ambientet e një hoteli në Sarandë. Siç duket edhe nga foto, ajo ishte veshur me një fustan me lule, mbante një çantë dhe kapele kashte dhe duket se po kalon disa ditë relaksi me miqtë e saj.

Një foto të saj e ka postuar edhe Ildiko Varga, e cila po kalon pushimet ne jug të Shqipërisë me ambasadoren e World Union of Small and Medium Enterprises dhe avokaten Etleva Haka. Ildiko gjithashtu eshte themeluese e fondacionit grate per Trump dhe ka marre pjese aktive ne fushaten e tij.

Varga është presidente e Varga Crystal Factory dhe mikeshe e Trump, e cila rastisi të takohen me Ivanka-n në të njëjtin hotel në Sarandë, siç kuptohet edhe nga postimi i saj në rrjetet sociale.

revista.one/