Vajza më e fortë në Shqipëri, kampionia e mundjes rrëfen historinë e saj të suksesit

Vajza më e fortë në Shqipëri, kampionia e mundjes rrëfen historinë e saj të suksesit

November 10, 2021 0

Albina Drazhi është vajza që mban titullin e  kampiones  kombëtare të mundjes në vendin tonë.

Duke u cilësuar si vajza më e fortë e Shqipërisë, Albina, thotë se rrugëtimi i saj në mundje nisi rastësisht në Universitetin e Sportit.

“Si fillim ka qenë thjesht pasion. Nuk e kam menduar që të ardhmen time do ta fokusoja në mundje. Kam 3 vite që e ushtroj sportin e mundjes. U njoha rastësisht. Isha në Universitetin e Sporteve, kur bëmë mundjen tonë të parë atje, profesori kuptoi që unë kisha fuqi në mundje”, u shpreh kampionia në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.

Teksa flet për eksperiencën e saj në kampionatin e mundjes, Drazhi thotë se u trajnua vetëm 1 muaj për ndeshjen dhe se e nuk e priste të dilte fituesja, pasi ishte në fillimet e saj të karrierës.

“Mora pjesë në kampionatin kombëtar në Shqipëri për mundje dhe dola kampione Shqipëri, me një muaj trajnim. Ndoshta ishte fati i fillestarit. Jam kampione kombëtare për 3 vite. Nga fitorja u motivova dhe vazhdova të angazhohesha më shumë me mundjen”, tha Albina në studion e “Ditë e Re”.

RTV Ora