Shkëndija mes DJ PM dhe blogeres Sarah, çfarë do të ndodhë mes tyre?

Shkëndija mes DJ PM dhe blogeres Sarah, çfarë do të ndodhë mes tyre?

November 10, 2021 0

Mbrëmja e së martës solli plot befasi në Big Brother VIP.

Një nga ngjarjet që ka bërë më së shumti bujë ka qenë momenti kur DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha, janë ftuar në dhomën e surprizave.

Ata kanë diskutuar mbi afrimitetin e krijuar mes tyre gjatë këtyre ditëve, pak ditë pasi PM u fut në shtëpinë e BBV.

Sarah dhe PM kanë thënë se deri më tani nuk ka diçka konkrete mes tyre, por që do i lejojnë gjërat të rrjedhin spontanisht.

DJ nga Prishtina ka thënë se për blogeren nuk kishte dëgjuar gjatë kohës sa ishte jashtë shtëpisë, por që gjatë qëndrimit brenda ka filluar t’i hyjë në qejf.

Dyshja kanë përjetuar mjaft emocione gjatë spektaklit, teksa janë dërguar në një ambient më romantik si ai i dhomës së surprizave, i cili ishte rregulluar enkas për ta.

revista.one/