“Vaksinimi i detyruar”, Rektori i UT: Nuk i privojmë asnjë studenti të drejtën për arsimim
September 15, 2021Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha është shprehur se gati 75% e stafit të UT është vaksinuar, duke u bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve të vaskinohen.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se studentët e pavaksinuar nuk lejohet të hyjnë në auditor ai thotë se stafi akademik nuk do të privojë asnjë student nga e drejta për tu arsimuar.
“Ne besojmë të shkenca dhe nëse shkenca thotë se vaksinimi është mjeti për t’iu përgjigjur pabesisë së saj, atëherë ne besojmë në shkencë.
Unë kam të dhëna për personelin akademik të Tiranës. Ne jemi rreth 1.200, nga këta 900 janë vaksinuar, 700 janë vaksinuar me dy dozat ndërsa pjesa tjetër me 1 dozë. 75% e stafit akademik të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar. Në fakultetin e ekonomisë ka një stacion vaksinimi.”
Ne nuk privojmë asnjë student nga e drejta për arsimim, sepse kjo është puna jonë. Nuk duhet të flasim me supozime. Do flasim në varësi të vendimmarrjes të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ne do i marrim të gjitha masat qe asnjë student mos humbasë mësimet në UT.
Nuk mund të flas për kryeministrin Rama, mund të flas si rektor i UT. Ajo që ne presim është se cila do jetë vendimmarrja se si do bëhet procesi mësimor këtë vit. Institucionet e arsimit të lartë janë institucione autonome, të cilat nuk varen as nga qeveria, as nga institucione tjera. Ne u kemi bërë thirrje studentëve që të vaksinohen. Thirrja ime është se vaksinimi sot është mekanizmi për tu mbrojtur. U bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të mos humbasin kohë dhe të vaksinohen”, thotë rektori i UT, Artan Hoxha.
revista.one/