Vaksinimi i personaliteteve/ Edi Rama replikon me Profesor Fugën
February 20, 2021Kryeministri Edi Rama komenton qëndrimet kundër vaksinimit të personaliteteve, sidomos të profesorit Artan Fuga dhe të presidentit Ilir Meta.
“Fillojmë ditën e dielë vaksinimin e moshës mbi 80 e lart dhe për ta mbyllur këtë dua të shtoj një element këtu se është bërë një bolori e madhe.
Do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë shoqërisë sonë, kulturës sonë, shkencës sonë vendit tonë dhe që nuk duhet t’i kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta.
Sot që kemi mundësi të kujdesemi për ta duke filluar vaksinimin për moshën 80 plus, domethënë flas për personalitete që janë 80 plus, nuk flas për personalitete që hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë. Këtu çfarë nuk u tha!
Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte genocid, presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë, Ilir Meta që të sqarohemi.
Domethënë është ndarje klasore që një mbi 80 vjeç si Tinka Kurti të vaksinohet
Është diktaturë që të vaksinosh dikë tjetër që mos përmendim emra mbi 80 vjeç.
Anesti Kondili për shembull, një profesor, një mjek një njeri që i ka dhënë tërë jetën mjekësisë, i ka dhënë tërë jetën studentëve , ndërkohë që është mbi 80 vjeç.
Është ndarje klasore dhe diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun, ndërkohë që jo, si të gjithë të tjerët të asaj kategorie do të vaksinohem.
Por, të mos harrojmë diçka tjetër që vaksinimi i tyre është edhe një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit për të kaluar mesazhin që duhet të vaksinohemi sepse është gjëja e duhur në kushtet kur ka lloj-lloj teori konspiracioni dhe sharlatanësh që flasin për çipa që futen përmes vaksinës për t’i përgjuar këta kur mblidhen në kafene, tallin, shajnë, përqeshin dhe marrin në gojë gjithë dynjanë.
Kështu Bill Gates do mbledhë gjithë thashethemet e këtyre për t’i koleksionuar në arkiva për të bërë çfarë?
Rama sot paradite po mban një takim me qytetarët e Fierit. /revista.one/