“Vazhdojmë njohjen jashtë?”/ Mevlani i gatshëm ta bëjë këtë hap me Filloretën, por ka një kusht

“Vazhdojmë njohjen jashtë?”/ Mevlani i gatshëm ta bëjë këtë hap me Filloretën, por ka një kusht

April 8, 2022 0

Konkurrenti Mevlan Shaba është shprehur i dyzuar mes Filloretës dhe Efit duke i kërkuar vajzës kohë për ta njohur më tepër dhe për të vendosur.

Filloreta nga ana tjetër shpjegon që asnjëherë nuk ka dashur t’i bëjë presion Mevlanit dhe se ajo do t’i lërë kohë këtij të fundit për të gjetur vetveten. Në puntatën e sotme ndodhi propozimi i papritur i Filloretës.

Filloreta: Unë po i dukem presion në sytë e tij edhe pse unë asnjëherë në jetë nuk i kam bërë presion. Por në sytë e tij në atë moment iu duk presion dhe prandaj unë dua t’i kem gjërat më kthjellët, me lënë kohën që edhe ai të gjejë vetveten. Unë kam ardhur e re dhe ende ka shumë gjëra që unë nuk i kam kuptuar. Edhe në jetën e tij unë jam e re.

Samiu: Ta paska shpërlarë trurin Mevlani mirë?

Filloreta: Nuk mundet të ma shpërlajë asnjë njeri në botë mua trurin tim. Unë e di si i shikoj gjërat. Nëse jam gabim është gabimi im.

Ndërkohë Mevlani ka një kusht. Ai i kërkoi Filloretës të mbyllë rrjetet e saj sociale që të bindet për pëlqimin e saj ndaj tij. Kjo e fundit u shpreh se kërkesa e tij është diçka e parealizueshme për të, dhe iu kundërpërgjigj konkurrentit me një tjetër kërkesë.

Filloreta: Kërkon diçka të pamundur, pasi mua më lidh puna. Edhe pse jam këtu, me punë jam në Zvicër. A je në gjendje ti me lënë programin e vazhdojmë njohjen jashtë? (drejtuar Mevlanit)

Mevlani: Jashtë?! Po ti pse erdhe këtu brenda nëse e doje jashtë?

Filloreta: A je ti në gjendje me e lënë?

Mevlani: Po e lë kur të duash ti.

Filloreta: Epo e bëjmë nuk është problem.

(Konkurrentët fillojnë të duartrokasin)

Filloreta: Përpara se me dal dua që t’i sqarojmë gjërat mirë.

Mevlani: Kjo ishte dyshimi im, nuk ishte çështje xhelozie apo kusht, për çështjen e ‘Instagram’-it. Në momenti që ti më thua që nuk më intereson asgfje tjetër përveç teje, këtë doja të kuptoja nëse është e vrëtetë apo jo.