Vdes humoristi Cima, 19 ditë më parë këndoi vargjet: “COVID shkofsh e mos u kthefsh”
March 26, 2021Të premten, humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima, u nda nga jeta.
Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk i mbijetoi virusit COVID-19.
Cima i cili ka qenë i njohur në mbarë trevat shqiptare për skeçet e tij humoristike, për koiçidencë, vetëm pak javë më parë i kishte kënduar virusit vrastar.
Këtë ai e kishte bërë në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ishte i ftuar bashkë me mikun e tij, humoristin tjetër të njohur Sevdai Radogoshi – Qumili.
Thaçi kishte marrë mikrofonin dhe i shoqëruar nga orkestra, kishte filluar të këndojë një këngë të shkurtër me vargje satirike për coronavirusit.
Ndër të tjerash ai ishte shprehur për virusin, duke cituar vargjet “shkofsh e mos u kthefsh”.
Ky interpretim i tij kishte ndodhur më datë 7 mars të këtij viti, përkatësisht 19 ditë para ndarjes së tij nga jeta. /revista.one/