Vdes në aksident konkurrentja 18 vjeçe që mori pjesë në emisionin “It’s My Love” (VIDEO)

Vdes në aksident konkurrentja 18 vjeçe që mori pjesë në emisionin “It’s My Love” (VIDEO)

July 20, 2021 0

Një aksident tragjik raportohet nga Kosova. Gresa Restelica, 18 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 04:30 të mëngjesit.

Bashkë me të ishte dhe një vajzë tjetër e cila mori dëmtime të rënda në trup dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Gresa ishte e pranishme në “It’s My Love” vetëm në një episod. Ajo njihej gjithashtu edhe si modele duke marrë pjesë në klipe muzikore.

Menjëherë është njoftuar policia dhe autoritetet përkatëse po merren me rastin për të zbardhur dhe shkakqet e këtij aksidenti tragjik, që dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë. revista.one/