Vendimi i papritur i Big Brother, fshin “episodin e Luizit” nga YouTube

Vendimi i papritur i Big Brother, fshin “episodin e Luizit” nga YouTube

January 12, 2023 0

Puntata e “Big Brother Vip Albania” e datës 10 janar 2023 është fshirë nga kanali zyrtar në Youtube. Ndodhitë e asaj pjese po diskutohen akoma edhe sot, ndërsa produksioni i “BBV” e ka parë të arsyeshme ta heqë fare. Gjithsesi askush nuk mund ta fshijë memorien e publikut.

Në atë puntatë Luiz Ejlli u dërgua gjatë transmetimit “live” në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme mbi sëmundjen që ai rrëfeu se kishte disa ditë më parë.

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e 10 janarit bëri diçka të pabesueshme. Nxori rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Luiz Ejlli u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën kundër. Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë, nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Për pak, Luizi desh nxori zbuluar produksionin se, në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e logjikshme. Që pas këtij momenti rrjeti ka shpërthyer dhe publiku ka anuar nga ana e Luizit.