Vendimi: S’ka më mësim online, nxënësit kthehen në shkolla

Vendimi: S’ka më mësim online, nxënësit kthehen në shkolla

April 29, 2021 0

Ministria e Arsimit ka vendosur që të pranojë propozimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për mësimin online.

Ministrja Evis Kushi në një deklaratë njoftoi nxënësit nga klasa 1-12 do të fillojnë mësimin në shkolla, nga dita e hënë.

“Jam sot këtu për t’u njohur me një vendim të rëndësishëm. Pas rekomandimit të Komitetit,bëjmë rikthimin plotësisht në skenarin e parë të procesit mësimor në shkolla tona. Më në fund procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa e parë në të dymbëjdhjetën do të zhvillohet  në mjediset fizike të shkollave, cdo ditë të javës.Të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar. Nisim që në fillim të javës tjetër. Duke ruajtur dhe respektuar rregullat e dostancimit fizik”, u shpreh Kushi.

revista.one/