Veshja “Chanel” 4 mijë euro e Dhurata Dorës në klipin me NOIZY-n “Mi Amor”

Veshja “Chanel” 4 mijë euro e Dhurata Dorës në klipin me NOIZY-n “Mi Amor”

September 12, 2021 0

Ajo është e njohur për stilin unik e po ashtu dhe për sharmin që përcjell në thuajse çdo videoklip.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Dora, e cila momentalisht është njëra nga artistet më të suksesshme në treg.

Krijuesja e “Zemër” vetëm pak kohë më parë solli klipin e ri “Mi Amor”, në të cilin bashkoi forcat me reperin Noizy.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe tanimë në YouTube ka mbledhur mbi 34 milionë klikime.

Krahas kësaj, Dora mori vëmendje me paraqitjet dhe veshjet e ndryshme të cilat po ashtu kanë bërë të komentohet në masë të madhe.

Vetëm një kostum i markës ‘Channel’ në të cilin u shfaq në klip thuhet se kushon 4 mijë euro në bazë të faqes ‘Shqip Closet’.

revista.one/