Vetëm një këngëtar nga Kosova në koncertin me Bregoviç, të tjerët u tërhoqën, flet nënkryetarja e Bashkisë

Vetëm një këngëtar nga Kosova në koncertin me Bregoviç, të tjerët u tërhoqën, flet nënkryetarja e Bashkisë

August 12, 2021 0

Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj.

Të gjithë artistët nga Kosova u tërhoqën nga Koncerti me Bregoviç në Korçë, përveç njërit. Kjo u bë e ditur nga deklarata e nënkryetares së Bashkisë së Korçës, Bunila Themeli, e cila ka folur për artistët që do performonin, por nuk janë të disponuar.

“Artistë nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, tha nënkryetarja e Bashkisë Korçë për “Bota sot”.

Po ashtu, ajo zbuloi se vetëm këngëtari Shemi Krasniqi nga grupi “Ilirët” do të jetë artisti i vetëm nga Kosova që do të performojë në Korçë.

“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi Bunila Themeli.

Theksojmë se tanimë shitja e biletave ka filluar për këtë event, dhe çmimi i tyre është 8 euro.

revista.one/