Vetingu/ Qytetarët e presin gjyqtarin me pankarta: I korruptuar!

Vetingu/ Qytetarët e presin gjyqtarin me pankarta: I korruptuar!

March 23, 2021 0

“Gjyqtari Bari Shyti i korruptuar, pasuri marramendese të padeklaruar, shtëpi, lokale, miniera”, shkruhet në njërën nga pankartat,që mbanon qytetarët në duar sot në mëngjes, para Pallatit të Kongreseve. Gjyqtari Bari Shyti ka dalë paraditen e sotme para vettingut. Mirëpo, ai është pritur nga qytetarë me pankarta në duar, një pamje që shihet rrallë ose aspak në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku ndodhet dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Trupa gjykuese që po kryen procesi e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Firdes Shuli.

“KPK zvarrit procesin, nuk verifikon arsimin e veterinerit”, shkruhet në një tjetër pankartë.