Vetingu shkarkon gjyqtaren e “Tik Tokut” dhe prokuroren e Shkodrës

Vetingu shkarkon gjyqtaren e “Tik Tokut” dhe prokuroren e Shkodrës

May 18, 2022 0

Dy vendime u dhanë sot nga trupat gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ora 09:50 minuta Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndalimin e emërimit të ish prokurores së Shkodrës Esmeralda Ndoci për një periudhë 15 vjeçare.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, Xhensila Pine anëtare dhe Brunilda Bekteshi relatore e çështjes.

Ora 09:55 KPK vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani.  Vendimi u dha nga trupi gjykues i KPK me kryesuese Genta Tafa Bungo.

Gjyqtarja Kapedani u bë e njohur dhe me videot selfie në rrjetin social Tik Tok ku tregoheshin pamje e muzikë me fjalor jo etik për figurën e magjistratit.

Gjyqtarja u vlerësua në tre kritere në atë të pasurisë, integritetit dhe anës profesionale.

Subjekti rivlerësues por dhe komisionieri publik ka të drejtën e apelimit.   

Kapedani dyshohet se sipas disa gjetjeve të ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’. Në seancën e në KPK gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur në Itali për krim të organizuar. Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim policor, pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër pas një konflikti pronësie.

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, cila ishte protagoniste në media në maj të vitit për shkak të publikimit të disa videove në Tik-Tok, të realizuara në zyrë, doli para KPK që në janar. Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja është shprehur se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.

revista.one/