(VIDEO) A do të jetë opinionist në “BBV3”? Luiz Ejlli befason…
January 8, 2024Luiz Ejlli ditën e sotme ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka mohuar që do të jetë opinionist i “BBV3”.
Ai është shprehur: Pas shumë mesazheve që më kanë pyetur, Luiz a do të jesh opinionist? Luiz a do të jesh vëllai i madh? Ju them që nuk do të jem as opinionist as vëllai i madh as vëllai i vogël. Thjesht do jem si ju, do e shikoj. Thjesht ju uroj suksese të gjithëve. Nuk do jem fare pjesë e “BBV3”, Big Brother-i im ka qenë edicioni i dytë. Kështu që suksese ju uroj shikim të këndshëm.”
Luizi kur është pyetur më parë, nuk i ka mohuar këto e as pohuar.
Ai së shpejti do të bëhet baba për herë të parë dhe ndoshta do t’i përkushtohet familjes.
revista.one/