(VIDEO) Aksident i frikshëm në Formula One, piloti goditet gjatë startit dhe fluturon në ajër

(VIDEO) Aksident i frikshëm në Formula One, piloti goditet gjatë startit dhe fluturon në ajër

July 3, 2022 0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në startin e Çmimit të Madh të Britanisë me protagonist dy pilotët Xhorxh Rasëll dhe Guanju Zhu.

Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndal disa metra më larg e përmbysur.

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen, por raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe po transportohet drejt spitalit për të kryer disa kontrolle.

Rusell u pa të dilte nga makina dhe që ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sa i përket Zhou, për pilotin e Alfa Romeo nuk u dhanë pamje për të kuptuar gjendjen e tij, megjithatë nga organizatorët e garës u theksua se ai është në gjendje të mirë, por duhet të marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Në këtë aksident u përfshinë shumë makina.

revista.one/