(Video) Aksidenti, makina përplaset me karburantin, dy të plagosur në Lezhë

(Video) Aksidenti, makina përplaset me karburantin, dy të plagosur në Lezhë

June 23, 2021 0

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident në Lezhë paraditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot, ku një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me karburantin.

Dy personat që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. në automjetin tip “Wolksvagen” udhëtonin dy të rinjtë Dajan Nikolli drejtues, Adrian Paloka pasagjer 20 dhe 17 vjeç, të cilët si pasojë e përplasjes me një shtyllë në karburant kanë marre dëmtime të rënda.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga një automjet tjetër i cili është larguar nga vendngjarja. Menjëherë në vend kanë mbërritur ambulancat dhe zjarrfikëset pasi dyshohej se karburanti mund të përfshihej nga flakët.

Sipas ekspertëve të policisë në vendngjarje një nga shkaqet e aksidentit është edhe shpejtësia tej normave të lejuara.