(VIDEO) Arrestohet Melinda Ademi, këngëtarja reagon për “prangat”

(VIDEO) Arrestohet Melinda Ademi, këngëtarja reagon për “prangat”

November 18, 2022 0

Melinda Ademi në Instagramin e saj ka publikuar një video ku shihet me pranga në duar.

E shoqëruar me dy gardiane tek sa e dërgojnë prapa hekurave.

Por krejt kjo del të jetë pjesë e klipit të ri që këngëtarja është duke e paralajmëruar.

Kënga do të titullohet “Flasin” dhe do të publikohet me videoklip të dielën (20 nëntor).

Produksioni Imagine Films është kujdesur për anën vizuale, ndërsa si gjithmonë, Melinda josh me dukjen e saj.

revista.one/