(VIDEO) Atdheu i Për’puthen arrestohet nga policia

(VIDEO) Atdheu i Për’puthen arrestohet nga policia

July 13, 2021 0

ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, është arrestuar nga policia. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Atdheu shihet i shtrirë në makinë me duar para, teksa policia i vendos prangat.

Arsyeja e arrestimit nuk dihet ende. Nga ana tjetër kanë nisur dyshimet që kjo të jetë thjeshtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen për ndonjë projekt të ri të Atdheut. Ndërsa vetë ky i fundit nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.

Kjo nuk është hera e parë, që Atdheut i vihen prangat në kryeqytet. Teksa ai ishte pjesë e programit në rrjete sociale qarkulloi një tjetër video ku ai shihej i rrethuar nga policia. Asokohe Atdheu tha se policia e kishte ndaluar për “armëmbajtje pa leje”, por sipas tij më vonë u la i lirë sepse kjo akuzë nuk ishte e vërtetë.