(VIDEO) Beatrix Ramosajt nuk i kujtohen në Big Brother VIP as këngët e vëllait të saj, reagimi i Albanit

(VIDEO) Beatrix Ramosajt nuk i kujtohen në Big Brother VIP as këngët e vëllait të saj, reagimi i Albanit

October 31, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo ka pasur një moment relaksi të shtunën, kur së bashku me Donaldin dhe Kledin, kanë diskutuar për vëllain e saj, Albanin.

Ndër të tjerash, Beatrix pati një moment harrese për këngën “T’kom dashtë” të Albanit, duke mos iu kujtuar titulli i saj.

E me të parë këtë, vëllai i saj Alban Ramosaj, përmes disa videove të publikuara në InstaStory, ka treguar se ka ngelur i habitur nga motra e tij, duke filluar të qeshë me faktin se asaj nuk po i kujtohej kënga e tij.

Vet Beatrix u tregonte banorëve se në jetën e përditshme e quan veten “Shazam” ngase është në gjendje që t’i gjejë këngët lehtësisht, qoftë duke dëgjuar vetëm edhe një varg.

Ajo madje shtoi se priste që të njëjtin impakt ta kishte edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por që ngeli e befasuar se si filloi të harronte brenda.

Edhe Albani ironizoi me këtë moment, duke publikuar një fotografi të motrës së tij në InstaStory, me mbishkrimin: “Trixa Shazami, që s’i vijnë këngët e vëllait në mendje”.

Motër e vëlla, Beatrix dhe Alban Ramosaj, kanë treguar në intervistat e tyre të mëparshme se kanë një lidhje shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe se kanë treguar gjithmonë mbështetjen e ndërsjellë përgjatë rrugëtimit të tyre profesional.

revista.one/