(VIDEO) Boksieri tregon kush ia vuri tritolin lokalit të Noizy-t

(VIDEO) Boksieri tregon kush ia vuri tritolin lokalit të Noizy-t

June 12, 2022 0

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i vendosjes së tritolit në lokalin e Noizy-t, por dyshohet se janë miqtë e Cllevios ata që kanë gisht në këtë ngjarje.

Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij, por ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion

Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar boksieri shqiptar Amarildo Bakaj i cili ka bërë deklaratën e fortë në lidhje me reperin.

Sipas boksierit Klevisi e di shumë mirë që nese do i shperthente lokalin do ia kishte bërëvetes dhe Rigelsi nuk do e linte pa ia hedhur paq.

Sipas tij Noizy e ka vendosur vetë tritolin pasi e di që do fitojë dyfish para nga sigurimet për dëmet e lokalit dhe për ta dënuar Cllevion sa më shumë, pasi ai momentalisht ndodhet në burg dhe me akuzat e ngritura kundër tij ai mund të dënohet për rreth 3-4 vjet.

Rikujtojmë se Klevioli u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe në një postim në Instagram zyrtar të tij shkruhet se po keqtrajtohet.

Në shkrimin në rrjetin social të Keviol Ahmetaj thuhet se ai është me të vjella dhe prej 4 ditësh në grevë urie, por nuk iu dha mjekim. revista.one/