(VIDEO) Ç’po ndodh në BBV? Kejvina paska gjuajtur me shpullë Luizin!

(VIDEO) Ç’po ndodh në BBV? Kejvina paska gjuajtur me shpullë Luizin!

January 15, 2023 0

Kejvina Kthella jo vetëm që e ofendoi dhe i përmendi të atin e ndjerë Luiz Ejllit, por edhe e paska goditur me shuplakë.

Ky moment nuk u pa gjatë transmetimit “live”. Kjo pasi ose ka ndodhur kur linja ka qenë vetëm në studio.

Që Kejvina e ka goditur Luizin me shuplakë e zbuloi vetë modelja në një bisedë me Krist Aliajn.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Si të erdhi për atë shpullën?

Kejvina: Ku pyes unë po të më kapin nervat, seriozisht e ke?

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, Kejvina po e sulmonte Luizin për mënyrën se si ai u drejtohet banorëve të tjerë.

Por, debati i ashpër nisi nga një ofendim i Kejvinës për Luizin, e cila iu drejtua duke i thënë që “e vetmja gjë e bukur që ka është kostumi”, për të vijuar më tej me një përgjigje nga ai dhe më pas ofendime nga Kejvina.

Në një moment Kejvina arriti deri në atë pikë sa i përmendi Luizit babain, i cili nuk jeton më. Banorja e “BBV” i drejtohet më shumë se një herë Luizit me fjalët: “Unë e kam në jetë babain zemra, e kam ende gjallë.”

Luizi vendosi të mos i përgjigjet Kejvinës për këtë deklaratë që kalon çdo kufi , ndërsa banorët e tjerë ishin të shpejtë për ta “justifikuar” dhe mbështetur modelen sepse “ishte shumë e nxehur.” Ofendimet nuk mbaruan me kaq, pasi Kejvina vijoi duke iu drejtuar Luizit për sëmundjen, e quajti “të pisët”, “copë mishi me dy sy” dhe njeri që “nuk meriton të marrë frymë.”

revista.one/