(VIDEO) Dafina Zeqiri publikon ‘twerk’-un që bëri për fansat në koncert

(VIDEO) Dafina Zeqiri publikon ‘twerk’-un që bëri për fansat në koncert

July 5, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka mbajtur së fundmi një koncert në jug të Shqipërisë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga koncerti i fundit, ku duket se atmosfera e krijuar nga ajo ka qenë në nivel të lartë.

Në videon e publikuar në InstaStory, Dafina fillimisht u shfaq në dhomën e hotelit, nën shoqëri të të dashurit të saj, DJ Geek.

Më pas, ajo është gjendur pranë fansave me interpretimin e saj, ndërsa në një moment, nuk ka hezituar që të bëjë ‘twerk’ para tyre.

Videon në fjalë, Dafina gjithashtu e ka publikuar në InstaStory, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë për këtë performancë të zjarrtë.