(VIDEO) Dëshpërimi i tyre të lë pa fjalë, 2 afganë rrëzohen nga avioni në ajër

(VIDEO) Dëshpërimi i tyre të lë pa fjalë, 2 afganë rrëzohen nga avioni në ajër

August 16, 2021 0

Dy afganë ranë nga disa qindra metra lartësi nga avioni transportues C-17, ku ishin kacavjerrur për të hipur. Janë me mijëra afganë të dëshpëruar përpiqen të largohen nga vendi pas fitores së talebanëve.

Rrëmuja në Aeroportin e Kabulit ka lënë tashmë pesë persona të vdekur dhe shumë njerëz duke u përplasur mbi mure për të hyrë.

Burra, gra dhe fëmijë nw panik u panw duke u përpjekur të hipnin në aeroplan pasi talebanët sulmuan kryeqytetin.

Me pezullimin e fluturimeve civile, shumë u kthyen drejt avionëve të Forcave Ajrore të SHBA në përpjekje për të ikur jashtë vendit.

Videoja tronditëse tregon dy trupa që rrëzohen nga disa qindra metra deri, pasi ishin ngjitur në krahët e një aeroplan transporti C-17 duke u ngritur nga aeroporti i Kabulit.

Pamjet e veçanta tregojnë afganët që vrapojnë së bashku me avionin C-17, ndërsa po përgatitet të ngrihet në pistë.

revista.one/