(Video) “Do pushtojmë Prizrenin”/ Serbët marshojnë me këngë ultra-nacionaliste në Novi Pazar
January 11, 2022Gjatë marshimit nëpër rrugët e Bosnje dhe Hercegovinës, dhjetëra serbë kanë kënduar këngë nacionaliste provokuese.
Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.
Sipas redaktorit të gazetës “Politikaneës”, Georgio Konstandi, kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, përfshirë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.
Pas publikimit në rrjetet sociale, pati dhjetëra komente që thuhej që janë të njëjtat këngë të marshimeve të ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë. revista.one/