(VIDEO) Don Xhoni përfshihet në një sherr në lokal? Ja çfarë i ndodhi në Bruksel!
March 15, 2022Reperi Don Xhoni është përfshirë në një sherr në një lokal në Bruksel. Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa Don Xhoni dukej shumë i revoltuar, teksa të gjithë të pranishmit po mundoheshin ta largonin nga salla për të ndaluar përplasjen.
Bëhet me dije se reperi nuk është përplasur fizikisht por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje e ofendime.
Megjithatë, nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe cilat motive e shkaktuan këtë gjë.
Don Xhoni, është kontaktuar nga abcnews.al në lidhje me ngjarjen, dhe ka shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në Bruksel. Megjithatë, pas deklaratës së reperit se nuk ka pasur asnjë sherr, fansat janë ende në dilemë nëse është vërtetë ai në video apo mund të jetë dikush tjetër që i ngjan.
Rikujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Majk i ka bërë ‘diss’ Don Xhonit në një nga ‘freestyle’-t e tij.
Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.