Kapo ekspozon makinën e tij sportive të markës “Ferrari” me 701 kuaj fuqi duke e ngarë në rrugë

Kapo ekspozon makinën e tij sportive të markës “Ferrari” me 701 kuaj fuqi duke e ngarë në rrugë

March 15, 2022 0

Kapo është i njohur edhe për stilin e tij të jetesës, mjaft luksoz, që vjen si rrjedhojë e të ardhurave të mira nga muzika dhe biznesi.

Së fundmi, reperi i hitit “Magji” ka prezantuar për fansat veturën e tij luksoze të tipit “Ferrari”.

Në mbishkrimin e fotografisë, 30-vjeçari shkroi: “701 kuaj fuqi duke u endur rrugëve”, duke dashur kështu të theksojë fuqinë e veturës së tij luksoze nga marka e famshme italiane.

Ndërkohë, reperi po vazhdon të shijojë suksesin e dy këngëve të tij më të fundit, “Për ty” dhe “Dy zemra”, të cilat i solli të përmbledhura në një volum të vetëm.  revista.one/