(VIDEO) Donald Veshaj imiton një skenë të Për’puthen duke u tallur me shprehjen e Borës referuar raportit me Beatrix në BBV

(VIDEO) Donald Veshaj imiton një skenë të Për’puthen duke u tallur me shprehjen e Borës referuar raportit me Beatrix në BBV

June 18, 2022 0

Vëllezërit Veshaj, Donald dhe Romeo, prej disa javësh kanë nisur me emisionin e tyre “Më lër të flas”.

Mes shumë ngjarjeve e të ftuarve në program, ai shpesh merr vëmendje me veprimet që bën për ish-partneren e tij, Bora Zemanin, me të cilën u tha se është rikthyer sërish.

Sidoqoftë, ish-banori i Big Brother VIP së fundmi ka krijuar një skenë të “Përputhen” ku imiton ish-të dashurën.

Sidoqoftë, ish-banori i Big Brother VIP së fundmi ka krijuar një skenë të “Përputhen” ku imiton ish-të dashurën.

Me të ftuar reperin Capital T, ai ka shprehur një frazë të Borës që ishte bërë virale në rrjetet sociale.

“Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull e shpresoj shumë këtë, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe në fund djali gjithmonë do humbas. Kjo është shprehja që unë vdes që ta hap emisionin”, tha Donaldi – shprehje të cilën Bora e kishte thënë mes situatës që krijoi aktori me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Bora dhe Donaldi u përfolën së fundmi për një rikthim pasi u fotografuan së bashku duke bërë blerje në Itali.

revista.one/