(VIDEO) “Duke ditur bëmat e tua…”/ Semi Jaupaj pranon përballë Donaldit se kënga është për historinë e tij me Borën
May 19, 2022Semi Jaupaj është përfolur shumë në rrjet për shkak të historisë së dashurisë mes shoqes së saj të ngushtë Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilëve thuhej se ajo iu ka dedikuar edhe këngën e saj “Mos u Kthe.”
Ndërsa të gjitha komentet në lidhje me këngën e saj mbeteshin thjesht dyshime, vetë Semi Jaupaj ka konfirmuar për herë të parë se “Mos u Kthe” pasqyron ndjesitë e Bora Zemanit pas tradhtisë së Donald Veshajt.
Në një video që po qarkullon në rrjet, ku Semi është e ftuar në emisionin e ish-banorit të “Big Brother Vip”, këngëtarja shprehet:
“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”
Semi Jaupaj u shfaq gjatë ditës së sotme krah Donald Veshajt që pas daljes nga “Big Brother Vip”, duke lënë kështu të kuptohet se gjërat mes tyre janë sheshuar.
Kujtojmë që këngëtarja ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj të titulluar “Ani”, tekstin e të cilës ndjekësit përsëri e kanë lidhur me historinë Bora-Donald. Gjatë këngës Semi Jaupaj flet për një djalë që tradhton të dashurën e tij i cili është i penduar, ndërsa ajo shprehet “nuk e di a do mundem ndonëjherë të ta fal.”
Ndjekësit menjëherë kanë vërshuar në komente duke shkruar se kënga është përsëri një dedikim për Borën dhe Donaldin, ashtu si kënga “Mos u Kthe.”
Kënga e Semit vjen në një kohë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj po përfliten kudo në rrjet për një rikthim të mundshëm. Dhe nëse kënga është një dedikim, vlen të theksohet fakti se është shkruar para takimit mes Borës dhe Donaldit, ndërsa dyshja ende nuk kanë konfirmuar rikthimin.